Page 66 - My FlipBook
        P. 66
     * * * Kishim njëherë një mbledhje në Ndër-
marrjen e Botimeve, ne përkthyesat. Këtë rradhë
na kishin thirrur të diskutonim planin e për-
kthimeve dhe të botimeve.
    Ishim dhe ne, Paskoja dhe unë.
    E, në atë mbledhje, se kush tha:
    «Të bëjmë një histori të vulgarizuar të Ali
Pashë Tepelenës; se e pëlqen populli»-. Dakord —
thanë disa të tjerë.
    Dhe ai i pyeste me radhë: Ç’thua ti, Ç’thua
ti? Erdhi rradha në Paskoja.
    Shoku Pasko, shoku Pasko, ç’medoni, ju, sho-
ku Pasko?
«Unë jam kundra! — tha Mitrushi —
— «Jam kundra; se Ali Pashë Tepelena qe shqip-
tar me gjak, po s’qe shqiptar me shpirt. Shpirtin
e kish turk. Ali Pasha Tepelenasi nuk luftoi për
Shqipërinë, po për Alinë. Nuk vrau turq, si
Skënderbeu, po vrau shqiptarë».
    Këto tha Paskoja i madh dhe historinë e Ali
Pashës u la. Ata se kundërshtuan dot.
     Prandaj, ti mirë na i ke bërë, po na i bëj
ëdhe më mirë atë poezinë e Suliotëve (1), se Su-
liotëve duhet t’u këndojmë që qenë shqiptarë
me gjak e me shpirt dhe jo Ali Tepelenasit, Pa-
shajt të Turqisë të cilit himariotët trima i kën-
duan kështu:
           «Të nibahi djema, të mbahi,
      1) — Në atë kohë kisha shkruar një poeraë për
Suliotët.
64





