Page 64 - My FlipBook
P. 64

* * * Atëherë, kur slikuam në Shkodër me
Asdrenin, vajta në Kuvend te Gjergj Fishta, por j
nuk e gjeta. Kur atij i thanë se e kisha kërkuar,
mori makinë, veturë dhe doli më kërkonte nëpër
Shkodër. U takuam dhe shkuam në Kuvend.
Atje Fishta më tregoi një poezi satirike për Vik-
tor Emanuelin, por që nuk e mbaj mend tashti.
Kjo — më tha — ka me u botue pas dekës
sime.

    Fishta ka qënë shumë i fortë si satirik. U në:
desha atëherë të botoja një studimin tim mbi
Fishtën si satirik, por Ernest Koliqi më tha:
Ti, Lasgush, më mirë shkruaj për Fishtën si li- j
rik. Dhe unë shkrova dhe e botova në revistën i
«Shkëndia» që e drejtonte Emest Koliqi, arti-
kullin «Fishta Lirik».

    * * * Jani Vreto ishte apostull i Rilindjes.
Ai themeloi shoqëritë shqiptare në Bukuresht,
në Sofje dhe në Egjipt.

     * * * AZo bej Dishnica, bej ishte, po i ka
ndihmuar ata që punonin për Shqipërinë. Në-
kohën e Turqisë, pogradecarët ndërtuan një ki-
shë. Kishën e ndërtuan, po kambanë s’kishin.
Dërguan dy veta të vinin ta blinin në Selanik.
Rrugës, myslimanët fanatikë i vranë. Mori vesh
   59   60   61   62   63   64   65   66   67   68   69