Page 61 - My FlipBook
        P. 61
     rrshme e Romës të tërë popujt që nënshtroi i ro-
manizoi.
     Francezët, spanjollet, u romanizuan.
     Dakët, u romanizuan.
     Ilirët — jo! As u nënshtruan, as u romani-
zuan.
     Prandaj ne sot flasim shqip!
     Hallka e tretë është Skënderbeu ose më mi-
rë Gjergj Kastrioti, lufta e tij madhështore më
se njëzet e pesë vjeçare.
     Gjergj Kastrioti, më i madhi ndër gjeneralët
e botës, vdiq në kulmin e lavdisë; kurse tërë
gjeneralët e mëdhenj të botës kanë vdekur të
mundur, që nga Hanibali dhe gjer në Napoleon
Bonaparti. Gjergj Kastrioti, që futi në dhe dy
sulltanë dhe s’i la t’i jepnin tagji kalit në alta-
rin e Shën Pjetrit, përbën këtë hallkë tjetër
të rëndë dhe të fortë të traditës sonë.
     Pas kësaj vjen ajo hallka tjetër — e fortë
dhe e shkëlqyer — Rilindja! Rilindja, ajo e bë-
ri Shqipërinë!
     Po Rilindjen kush e bëri?
     Për Rilindjen punuan të tërë, por një rol
të madh ka luajtur Korça.
     Ku filloi Rilindja? Jashtë Shqipërisë. Në ko-
lonitë shqiptare të Misirit, të Bukureshtit, pas-
taj në Amerikë.
     Nga ishin shqiptarët e këtyre kolonive?
     Përgjithërisht, nga Korça ishin.
     Nga Korça ishin punëtorët e thjeshtë të mër-
 guar, të varfër dhe pa shkollë, por patriotë, nga
 Korça ishin dhe milionerët si Tashko, Lakçe,
Jani Vrpto e të tjerë.





