Page 56 - My FlipBook
P. 56

vjetori i lindjes së Asdrenit, në Rumani, me ini-
siativën e Milrush Kutclit. U shkrua në gaze-
tën «Shqipëria e re», po vetëm lëvdata u shkrua,
Edhe unë, i dërgova një mesazh nga Vjena, se
atëherë isha në Vjenë, s’bëra kritika, po lëvoo-
va librin e tij «Ëndrra e lotë»-. Po kështu u bë
kur u festua jubileu i Emineskut në Rumani,
Hazhdeu, linguisti i madh rumun, që me gjallje
të Emineskut pati shkruar: Nga Eninesku ru-
munët s’patën ndonjë dobi të madhe. Pastaj ia
njohu meritat dhe shkroi fjalë lavdëruese për të.

     * * * Dokumentat e Nikola Naços i kishte
 një nip i tij, Vani Burda, patriot i madh, ishte
 fotograf në Korçë dhe në Bukuresht. Banonte
 në një kasolle përdhese në periferi të qytetit,
më shumë se dy orë rrugë larg nga qendra.

     Ato dokumenta me siguri kanë humbur.
     Edhe Asdreni, në fund të jetës së tij, paska
 banuar në një kasolle të tillë në periferi të Bu-
 kureshtit. Këtë ma tha Fullani, të cilin e dërgoi
 Qeveria të mblidhte dokumentat për Asdrenin,
 Edhe unë, për një kohë, kam banuar në një nga
 këto kasollet e periferisë, që i kanë të gjithë
 qytetet e mëdhenj. Banoja bashkë me një ru-
 mun, që ishte poet dhe piktor. Jonel (Jon) Do-
 boshariu i thoshin. Kish talent, po s’kishte atë
 egoizëmë që kisha unë për të bërë veprën e
 vet të përsosur në art.

 54
   51   52   53   54   55   56   57   58   59   60   61