Page 54 - My FlipBook
P. 54
1 Kastriot, që i qëndroi për njëzetepesë vjet me ra-
dhë të njëzet e shtatë ekspeditave të sulltanëve
më të tmerrshëm të Turqisë dhe jo vetëm që s’i
la të merrnin kryeqytetin e trimërisë — Kru-
jën, por mbrojti dhe qytetin e muzikës — Vje-
nën, edhe qytetin e dritës, Ville de la lumiëre,
— Parisin dhe s’i la t’i jepnin tagji kalit të tyre
në altarin e Shën Pjetrit, në Citta eterna, në
Romë.
Edhe djemtë tanë, si djemtë tuaj, në luftën
kundër Italisë shkuan jo si rekrutë, po vullne-
tarë që ju bindeshin vetëm urdhrave të atdheut.
Ne, pra, që duam të jetojmë vetë të lirë; e çmoj-
më dhe e nderojmë lirinë e tjetrit.
Kam erdhur në Greqi përmes zjarrit të luf-
tës së parë botërore. Babai im ishte nacionalist.
Më dha gjashtëdhjetë napolona dhe më tha:
Shkruaju në çdo shkollë, vetëm jo në ato ku bë-
het mësimi greqisht!
Dhe unë u shkrojta në liceun francez të Se-
lanikut.
Ishte koha kur na mësonin të urreheshim,
por mua, djemtë grekë më deshin kur u thesha
se jam shqiptar dhe dilnim së bashku bënim se-
renada.
Ja disa nga ato gjëra që do të thesha.
Po pastaj, kush më mirë nga unë do të fliste
për Homerin, për poezinë popullore greke që
unë e di përmendësh, për poetët grekë? Unë,
kur isha në gjimnaz, shkruaja vetë poezi gre-
qisht.
Në kohën e Zogut( kush më mirë se unë
52

