Page 65 - My FlipBook
P. 65

Alo Beu. Erdhi në Pogradec në ditën e pazarit
dhe thërriste:

    Do t’ju a shuaj shtëpinë dhe fshatin atyre që
ngasin kaurët, se Shqipërinë, kur ta bëjmë, ka-
urkë do ta bëjmë!

  Dhe nëna ime, kur ishim të vegjël; na thoshte;
    Ja si bie kambana D am ... Dam ... Dam. . .

dhe thotë Aloobë, Alobë, Aloobë! Se sa na ka
mbrojtur.

    Alo beu e ka mbrojtur edhe Vasil Avramin, ss
deshin ta vrisnin grekomanët.

     Ai, Alo beu, nxori tellallin të thërriste në
pazar:

     «Kush vret Vasil Avramin do t’ja shuaj shtë-
pinë, pasurinë, fshatin do t’ja shuaj!

     Kështu ka thënë Alo Beu!»

     * * * Pas formimit dhe konsolidimit të shte-
 tit shqiptar u çelën konsullata në disa vende,
ndër këto edhe në Rumani; në Bukuresht.
Konsulli i parë ka qenë një korçar që banonte
 prej kohësh në Rumani, një i qojtur Bazile (Va-
 sil) Dogani.

     Ishte burrë i mirë e i urtë, i pamartuar. Pu-
 nonte në një institucion financiar. Nuk pranonte
 të merrte rrogë' nga shteti shqiptar për funksionin
 që kryente. Deshte vetëm të ishte konsull, se e
, kishte për nder të qe i pari konsull shqiptar në
 Bukuresht. Idealist!

                                                                        63
   60   61   62   63   64   65   66   67   68   69   70