Page 47 - My FlipBook
P. 47

dhe i tha se Lasgushit (këtë radhë jo zoti Las-
gush!) nuk do hajë më atje.

    Kisha nuk paguan më!
    Librin pastaj e ribotova, siç ta kam treguar,
me shpenzimet e mia.

    *** Në kohën e Zogut dhe në kohën e Italisë viia
shpesh në librarinë «Argus» të Dhimitër Caneos.
E njihja prej kohësh, që në Rumani. Aty vinin
dhe intelektualë të tjerë:

     Mbaroi lufta.
     Një ditë, si gjithë të tjerat, po vija përsëri
në «Argusi». Aty kishte plot oficerë partizanë që
shikonin dhe blinin libra dhe s’kish vend ku të
hyja. Çancoja më pa që brenda, më bëri shenjë
me dorë.
     — Prit! — dhe dolli të më takojë. Në trotu-
ar më vuri të dy duart në supet dhe më tha:
Kur qënke shitur në Zogu ti, Lasgush?
     — Ç’flet — i them unë — mor Dhimitër?
     Jo ç’them unë, po shiko ç’thotë ky i poshtri,
— dhe më dha librin me vjersha të Sejfulla Ma-
lëshovës. E lexova. Sikur më ra qielli mbi kokë.
Ika në shtëpi. S’gjeja qetësi. S’fjeta fare.
     E mendova, e mendova dhe thashë: Do t’i
vete!
     Të nesërmen i vajta. Sejfullai ishte atëherë
Ministër i Arsimit. Vajta. Te porta ishte një par-
 tizan, roje.

                                                                   45
   42   43   44   45   46   47   48   49   50   51   52