Page 29 - My FlipBook
P. 29
harxhoja për qiranë e asaj dhome ku flija. Shisja
gazeta dhe më vinte inat kur më thërrisnin:
«Pëst! Pëst! ata që deshin gazetën, sa më ce-
nonin dinjitetin tim. Atëherë barkun e kisha bosh,
po rrija i veshur elegant. Jepja dhe mësim pri-
vat në frëngjisht. I jepja çupës së një pasaniku
grek. Një ditë, pas një muaji, ai më dërgoi një
letër. Qirie Lasgush — më thosh — mos ejani më,
se kam gjetur një mësues tjetër.
Pastaj i dhashë mësim çupës së një pasaniku
shqiptar. Për këtë më ndihmoi Asdreni. Kur bi-
seduam me atë pasanikun, më tha: zoti Lasgush
juve do të hani bukë këtu, bashkë me ne. Mua më
vinte rëndë, s’desha të ha bukë bashkë me ata
dhe i thashë: Preferoj më mirë të më paguani.
Mirë, më tha, si të doni. Milioner, ai!
Jepja mësim dy herë në ditë. Kur vija në
mëngjes, ajo çupa ishte e veshur me fustan mën-
dafshi rozë. Kur vija pas dite, e gjeja të veshur
me fustan mëndafshi bojë qielli me trëndafila,
Kamarieri i shtëpisë më sillte një thelë bakllava
të madhe. Unë isha barkbosh; po bakllavanë nuk
e haja Kam ngrënë i thosha. S’desha të' ul dinji-
tetin tim, të dukesha si sahanlëpirës.
Pastaj punova për të siguruar abonentë për
gazetën e pronarëve urbanë. Kjo ishte e vështirë,
se do të vije në dhjetë shtëpi që të siguroje një
abonent. Punova dhe me një karrocë, i hipur për-
mbi pirgim me fuçi me birrë që i shpërndanim
nëpër pijetoret.'
Sa fuçi do sot, xha Sotir? Tre, Lasgush! I lija
tre fuçi. Shkonim më tutje në tjetri; tjetri...
27

