Page 22 - My FlipBook
P. 22

*** Kur isha unë fëmijë, në shtëpinë tonë
bënim një jetë të thjeshtë familjare, patriar-
kale. Kështu, ishte jeta atëherë. Kjo jetë u prish
në kohën e Luftës së Parë Botërore dhe nuk
u ndreq më. Ne ishim tetë fëmijë; katër vëlle-
zër; Vançi (Jovani), Vangjeli, unë (Lazari) dhe
Pandeliu. Katër motra: Zografina, Naumka, As-
pasia dhe Maria. Pra, tetë. Nëna, nëntë, Babai
dhjetë. Dhe këta dhjetë shpirt i mbante babai.

    Babai, kishte dyqan në Pogradec. Dyqanin
e kishte nja tre minuta rrugë larg shtëpisë. Dy-
qani ishte me tri të ndara: Njëra ishte depo,
tjetra ishte dyqani vetëm dhe një si dhomë ngji-
tur me dyqanin e kishte që priste miqtë e da-
shur. Atje nuk hynte kushdo. Babai ngrihej që
pa gdhirë. Nëna ngrihej edhe më përpara. Kur
ngrihej babai, nëna e kishte ndezur zjarrin në
vatër dhe i kishte vënë kafenë, Babai pinte ka-
fenë dhe shkonte në dyqan.

     Ç’nuk mbante babai në dyqan!
      Kusi e perusti, mashë e kaci, saç e jasta-
gaç, qereste, hekurishte, pëlhurë, basme. Të tëra
 i gjeje atje! Edhe syze mbante, Vije ti i pro-
 voje, Po të shikoje mirë, i merrje, Jo? — i lije.
 Babai mbante me vete gjithnjë kobure, revole.
 Kur vinte në shtëpi dhe binte të flinte, revo-
 len e mbante atje, pranë jastëkut.
     Të mos harrojmë se flasim për kohën kur
ishin dy duar për një kokë, dhe kjo kokë kishte

 20
   17   18   19   20   21   22   23   24   25   26   27