Page 13 - My FlipBook
P. 13
Disa muaj më vonë, një shoku im i atëhershëm,
që kishie filluar të thurrte poezi e që e kishte
shtëpinë fa re pranë M itrushit, më çoi e më njohu
me të.
Pas kësaj njohje pata fatin të më falte miqësinë
e tij të sinqertë që zgjati gati dhjetë vjet, deri në
d itë n që na la ... S iv je t, në p ë rv je to rin e
nëntëdhjetë të lindjes së tij, e kam për detyrë të
tregoj disa gjëra që nuk i di tjetër njeri e që besoj
se vle jnë për ta njo h u r e ku p tu a r më mirë
M itrushin ata që e duan si dhe për të damkosur
me turp kohën, apo siç thoshte vetë - këtë hadh
të fatkeqësisë shqiptare - ku ai jetoi, punoi e voi.
***
Isha nja njëzet e tetë vjeç, ndërsa Mitrushi
rreth të pesëdhjetë e pesave, kur po ngjiteshim
nëpër rrugën "Katër dëshmorët", për të shkuar
te shtëpia e tij.
Ishte një mbasdite fundvjeshte e vrënjtur dhe
e ftohtë. Fjalët na ishin mbaruar.
A ty nga mezi i rrugës M itrushi ndali e duke
marrë frym ë thellë, tha: "E përpjeta e kësaj rruge
më lodh. Mori përsëri frym ë thellë e vazhdoi: Fajin
s'e ka rruga, jo. E kanë të tjerat. Ato rnë lodhin,
po ç'të them i..."
Të gjitha këto më kujtoheshin para ca ditësh,
kur shkova nëpër atë rrugë përsëri, sepse doja ta
shihja edhe një herë shtëpinë përdhese të
M itrushit, përpara se të nisja këtë shkrim.
Vajta gjer atje e pastaj vija rrotull i hutuar.
Kishte shkuar shumë kohë që atëherë, më se
tridhjetë e pesë vjet... Jeta, vitet, kishin bërë të
vetat. Shtëpia përdhese e M itrushit ishte prishur
e në atë vend po ndërtohej një godinë trekatshe.