Page 12 - My FlipBook
P. 12

flokë të zinj e shumë kaçurela dhe si të lyer me
brilantinë.

    Ky është shkrim tar - më tha ai djali. Ka qenë
në burg. E pyeta për emrin, nuk e dinte. U ndamë.
Mua më shkoi mendja menjëherë te M itrushi. Ky
do të jetë Mitrush Kuteli - thashë me vete. E
paskan liruar.

    Të nesërmen, me shpresën se mos e shihja
përsëri, dola më herët dhe u ula ta pres në një
cep të rrugicës. Afër orës shtatë kaloi prapë ai
burrë ezmer me kaçurela, i vetëm e me një ibrik
në dorë. Shkoi ngadalë, mendueshëm, deri sa
hyri në një portë nga fundi i rrugicës, majtas.
Dola ditën tjetër në të njëjtën orë. Përsëri më
kaloi përpara. E ndoqa me sy deri sa hyri tek ajo
portë.

    Ky të jetë M itrush Kuteli? - pyesja veten, por
nuk guxoja ta ndaloja.

    Dola prapë ditën tjetër dhe tjetrën. Rrija aty te
cepi i rrugës, shihja atë burrë me një ibrik në
dorë që v in te nga d iku prapa M apo-s së
atëhershme, shkonte deri nga fundi i asaj rrugice
dhe vetmevete përsërisja pyetjen:

    Ky të jetë M itrush Kuteli? Ky?
    E përsërisja këtë pyetje ndërsa e shihja atë
burrë, por nuk thosha dot Po! Ky është!
    Nuk dija sepse M itrushin e përfytyroja ndryshe
ose, të paktën, nuk dija pse ky njeri nuk më dukej
të kishte shkruar "Ago Jakupin"...
    Një ditë, shpëtova!
    Ndërsa rrija dhe e shihja tek po hynte në
rrugicë, dikush e thirri: Petro!
    Jo, s'qenka ky M itrushi... s'qenka...
    Më vonë mora vesh se ai burrë ezmer me aq
shumë kaçurela ishte Petro Marko.

10
   7   8   9   10   11   12   13   14   15   16   17