Page 7 - My FlipBook
P. 7
HYRJE
Shoqëria njerëzore, veçanërisht ajo shqiptare,
largohet shpesh nga shpirti i të vdekurve të saj
të mëdhenj, vete pas ambicjeve të rnëdha të të
gjallëve të saj të vegjël dhe rrënohet.
Le t'u afrohemi të vdekurve tanë të mëdhenj
jo te varret, po te shpirtrat e tyre që rnbeten të
gjallë në veprën e në shëmbujt e dhënë me jetën
e vdekjen e tyre, të cilat i harrojmë, paçka se i
kemi pranë.
Poeti afrikan Birago Diop na siguron për këtë,
kur thotë:
Ata që vdiqën, nuk ikën kurrkund,
Po janë në tcrrin që na ndrit ne,
Jane në terrin e dëndur pa fund
Të vdekurit s'janë kurrë nën dhe.
Ata janë te pema që fëshfëron,
Janë te drun që thellë rënkon,
Janë tek uji që vrullshëm rrjedh,
Janë me ujin që f/e nën ledh,
Janë mes njerzve, mes turmës, kudo.
Të vdekurit nuk kanë vdekur, jo !
Nuk ka vdekur as M itrush Kuteli.
Ai është mes njerzve, mes turmës, kudo. Është i
gjallë në kujtimet tona...
Po ç'të kujtoj? Ç 'të shkruaj për të?
Dhimbje... Dhimbje...
5