MITRUSH KUTELIT
Pate plot në dhe të huaj
Mall' e breng' e lote,
Por m 'i huaj ndër të huaj
Qe në toka jote.
Te kjo tokë e bekuar,
Që aq fort e deshe,
Pate shkruar i harruar,
Shpesh dhe u përqeshe.
Por mbi kaq e kaq këllirë,
Që ndyn gjuhën tonë
Fjala jote ndrit e d/irë
Sot e përgjithmonë.