Page 10 - My FlipBook
P. 10
kishin burgosur. Këto gjëra më mbushnin me
zemërim, sepse, për mua, Mitrushi ishte ndër ata
shkrimtarë të pakët Shqiptarë që - siç shkruan një
miku i tij - "... derdhnin në letër me mellanin e zi,
të kuqt e gjakut të tyre, për të na dhënë të qëruar
neve sot nesër e sa të rrojë gjithësia e sa të rrojë
gjithë dheu, gjuhën e shkruar, të bukurën gjuhë. "
Nga sa kisha lexuar prej M itrushit, nuk kisha
ndeshur në ndonjë lëvdatë për fa sh izm in .
Përkundrazi, te libri i tij "Sulm e /otë " në "Poemën
e Shëndaumit", kundër perandorisë zhurmëmadhe
e famëkeqe të Italisë, kisha lexuar gjithë ato
mallkime:
"Perandori! Perandori!
Perandori, xhenem i zi!
Ti që më veshe në të zi
U bëfsh piuhr,
U bëfsh h i!"
Ndërsa te libri tjetër i tij, "Këngë e britm a nga
q yteti i djegur" kisha lexuar britmën tallëse:
"Rroftë Duçja,
Rroftë M breti
Që na sjeii
Sheqer nga deti;
Me kuintal
E ha prefekti
Me drehem
E ha m iie ti."
Vitet rrokulliseshin njëri pas tje trit me nxitim .
Fillova e vazhdoja Fakultetin e Inxhinierisë në
Universitetin e Tiranës ku, interesimi për letërsinë
e në veçanti për poezinë, ndonëse në plan të
dytë e të tretë, nuk m 'u shua. Vendin e leximit
të librave shqip e zunë librat rusisht. Lexova poetët
rusë Pushkin, Lermontov, Bllok e pastaj Taras
8