Page 17 - My FlipBook
P. 17
PETRAQ KOLEVICA
N ’ATË FUSHË TË KORÇËS
N ’atë fushë të punuar si prej dore argjendari
Ndonëse nga një dorë e rëndë, dor’e ashpër katundari
N ’atë fushë aq të bukur dhe kur fryn e shfryn tufani
Sa dhe kur bulzon lulkuqja dhe bleron e rritet bari
N ’atë fushë, gjatë verës, gjithë ditët i kaloja
Dhe në mbrëmje vija bashkë me një trumbë xixëlloja
N ’atë fushë gjith ç’jetoja, nëpër net po më rizgjohen
Kaq kujtime! Kaq gëzime ! Që as kthehen, as harrohen.
N ’atë fushë lashë zemrën, se nuk ndahej dot prej saj
Lash atje dhe gjithë gëzimet e një moshe të pa faj.
08. 01.2010