Page 21 - My FlipBook
P. 21
PETRAQ KOLEVICA
Qytetarët përplasnin duart,
Të lumturuar
Se lufta kishte mbaruar
Shkencëtarët
Të dekoruar
Nxitonin e nxitonin
Duart për t ’i larë e shpëlarë sa më parë
Që të dëshmonin,
Se s’ishin mëkatarë
Pilatë gënjeshtarë!
Pilatë të turpëruar
Nga qyteti i shkrumbuar
Dhe nga një tufë femijësh të përvëluar
Të shtangur duar përpjetë
Qiellit vetë për t’i treguar
Më të tmershmen të vërtetë
Por nga duhm’ e nxehtë
Qielli me re u mbulua
Diellit iu përcëllua
Fytyra e ndritur.
Zoti vetë pati zbritur
Të shihte qytetin e shkrumbuar
Dhe mbeti i nemitur
20