Page 23 - My FlipBook
P. 23
PETRAQ KOLEVICA
POETËT E VËRTETË
Disa Poetë s’quhen Poetë
Sajanë gjallë në këtë jetë
Janë poetët që asnjëhera
S’i kthyen velat nga i fryn era
Por, prej atyre, kur vdes ndonjëri,
(Poet që nuk iu dëgjua zëri)
Papritmas dalin disa kritikë
Bëjnë studime “me tematikë”
Dhe përfimdojnë gjithë në një pikë:
Se ky poet paskërka vlera
Prandaj, o burra! T ’i hapet dera
Dhe nisin mbrëmjët përkujtimore
Me rast ditëlindje a dit mortore
T ’ atij poeti aq të harruar,
Ku vijnë njerëzit më të dëgjuar,
Që mbajnë fjalime plot lavdërime.
Qëllon të ketë dhe recitime
Nga poezitë e tij intime
Madje, dikushi sjell dhe kujtime
Nga gjoja, njohja me atë poet
22

