Page 20 - My FlipBook
P. 20
rra/ e ro/uf
BOMBA
Shkencëtarët buzëqeshnin të gëzuar
Duke përplasur gotat me verë të mirë
Dhe pinin e pinin e s’ndjenin te ngirë
Të dehur nga suksesi aq i vështirë
I provës së shpërthimit të bombës
Në shkretëtirë
Atë natë,
Të lodhur e të lumtur,
Nga pija të përgjumtur,
Ranë e tjetën përmbys.
Që sapo u ngrys
Në mesnatë, në errësirë
Erdhën gjeneralët fytyrë ngrirë
Dhe morën një bombë për ta provuar.
Diku, përsëri,
Po ku? Po si?
Se dinte njeri
Dhe një mëngjes erdhi lajmi kobzi
Për qytetin e shkrumbuar.
Gjeneralët fërkonin duart të gëzuar,
Se shihnin armikun të gjunjëzuar.
Qeveritarët shtrënguan duart
Të ngazëlluar se luftën e kishin fituar.
Të hutuar
19