Page 19 - My FlipBook
P. 19
Që nga porta e jashtme, nuk duheshin më
shumë se katër pesë hapa për të përshkuar
oborrin e të hyje brënda në një korridor të ngushtë
dhe prej atje në dhomën e vogël majtas, që askush
nuk mund të dijë si ta quajë. Ajo ishte njëherësh
kuzhinë, dhomë gjumi, rrobaqepësi, studio,
dhomë studimi për fëmijët, dhomë pritje për miqt
e afërt. E pabesueshme?
Ja si qenë rrasur të gjitha këto në një dhomë
3,2x4 m.:
1 - Shtrati, ose, më mirë, divani i ulët, ku flinte
motra e M itrushit, më e madhe se ai.
2 - Shtrati ose, më mirë, divani i ulët, ku flinte
njeri po shpesh dhe dy nga fëm ijët e vegjël.
Te ky shtrat flin te sa herë vinte nga Pogradeci
për ndonjë punë të vetën në Tiranë, nipi, djali i
m otrës tjetër të M itrush it, Dr. M isto Marko, i
njohur si sh krim ta r me pseudonim in M irosh
Markaj.
3 - M akina qepëse e E fte rp it, gruas të
M itru sh it.
4 - Soba për ngrohje e gatim.
5 - Tryeza e punës për të gjithë
Efterpi, nga vendi pranë makinës, ku qepte
gjithçka që i duhej shtëpisë e fëmijëve, ndiqte
me vëmendje gjellën që zjente mbi sobë. Kur
mbaronte me këto dy punë, kthente karriken nga
tryeza, ku ishte makina e shkrim it dhe i a niste
d a k tilografim eve.
M itrushi, te kjo tryezë, përmes zhurmës së
makinës qepëse, avujve e llokoçitjes së tenxheres
dhe tik-taku t therrës të makinës daktilografike,
vazhdonte përkthim et mjeshtërore të shumë
kryeveprave nga rusishtja, rumanishtja e tj., dhe
herëpashere i përgjigjej pyetjeve të ndonjërit prej
17