Page 22 - My FlipBook
P. 22

ngarkim dhe një m otër të pamartuar, të sëmurë,
gjithsej 7 shpirt. "

    "Në këtë copë truall që kam - më tha një ditë
Mitrushi - Duhet të shtoj, të paktën, një dhomë.
Nga ty dua projektin." Që kur hoqa vijën e parë
në atë si projekt, e dija se kjo punë nuk ishte për
shpatullat e dobta të M itrushit, qoftë nga ana
ekonomike e ca më tepër nga ajo praktike.

    Në atë kohë, ndërtim et private ishin një torturë
e vërtetë. Në rradhë të parë, nuk shiheshin me
sy të mirë nga instancat partiake të çdo shkalle,
duke fiiluar nga lagjia, quheshin tendenca borgjeze
apo m ikroborgjeze dhe pengoheshin. Pastaj
mungonin m aterialet e ndërtim it, transporti,
specialistët, etj., dhe mund të gjendeshin me
çmime shumë të larta. Por, mbi të gjitha, duheshin
njerëz të shëndoshë, me llo j-llo j njohjesh
shoqërore e të aftë për sakrifica fizike. Shkurt,
këto punë nuk ishin për Mitrushin dhe shtesa
nuk u bë. Mbeti vetëm planimetria për të folur
sot mbi të e për të hedhur pak dritë në errësirën
e asaj kohe. Në skicidenë e projektit parashikova
një dhomë 2 ,5 x 3 ,5 për djalin, ku të kishte
shtratin, një tavolinë pune dhe në njerën faqe
muri të ndërtohej një raft për libra. Dhoma tjetër,
rreth 3,5x5 m, u parashikua të ishte për të tri
vajzat të cilat aty do të kishin shtretërit dhe një
tavolinë të përbashkët për të shkruar e lexuar.
Hyrjet mund të bëheshin drejtpërdrejt nga oborri,
si në shtëpitë e vjetra tiranase, ose me kalim nëpër
njëra-tjetrën.

    Doemos, aty nuk mbetej vend për ndonjë
dollap e sende të tjera, por gjithsesi hapësira e
banimit do të zmadhohej. Problem i pazgjidhur
mbetej ngrohja. Si? Me se? Edhe se u mundova

20
   17   18   19   20   21   22   23   24   25   26   27