Page 21 - My FlipBook
P. 21

Kështu pra, kjo dhomë, ishte dhomë gjumi
matrimoniale, dhomë studim i e gjumi për të
paktën dy nga fëm ijët, si dhe sallon pritje për
miq të rrallë.

    Nga gjithë këto që përshkruam, shumkush
mund të mendojë se kjo shtëpi ishte katandisur
si një m ulli me thasë e sende një mbi një...
Gabohet, kushdo që mund të mendojë kështu!
Duart e shkathta të nikoqires korçare e mbanin
çdo gjë të pastër e në vendin e vet. Këtë shtëpi
- thoshte Mitrushi - e mban Efterpi me thonj.

    Mbaruam?
    Jo!
    Jashtë, në fund të atij oborri të ngushtë si
korridor, ishte nyja sanitare "a la turca", pranë
saj një hashef për larje teshash etj., dhe më tej
një tub zingato me një rubinetë prim itive bronxi
që quhej çezmë.
    M egjithatë, sa herë hyje e dilje nga ajo shtëpi,
merrie me vete përshtypjen e një oazis-i të bukur
e të qetë.
    Ai rryp i ngushtë oborri i shtruar me çimento
ishte gjithm onë i larë, i rrethuar me lulet e Korçës
e të Pogradecit dhe përmbi to binte hija e lehtë e
pjergullës dhe e drurit të lartë të manit të bardhë...
    Thashë pak më parë se fati e solli të kem
planimetrinë e asaj përdhecke... Po. Fati i mirë e
solli të kem sot planimetrinë e saj për këto arsye:
    Jemi nga fundi i vitit 1964. Fëmijët e M itrushit
u rritën, nuk ishin më fëmijë. Divanet s'po i nxinin.
Edhe për të mësuar u duhej një copë vend më
vete. Në kërkesën që bëri për heqjen e normës
së përkthimeve (1965) M itrushi shkruan:
     "Kam katër fëmijë m idis moshës 15 dhe 8 vjeç
të gjithë në shkollë (kl. X, IX, VII, II,) Kam në

                                                                          19
   16   17   18   19   20   21   22   23   24   25   26