Page 20 - My FlipBook
P. 20

fëmijëve që bënin detyrat e shkollës aty, te cepi i
tryezës.

    6 - Pjatalarësja.
    7 - Karrike për m iqt' e afërt.
    8 - Me që s'kishte vend tjetër, një raaio e vogël
ishte vendosur mbi një mensol që dilte nga muri
në lartësi të paktën 1.5 m nga dyshemeja. Prej
atje, herë-herë, vinin tinguj të lehtë muzike që e
gëzonin atë ambient. Atalanta e vogël dëgjonte
këngët e Amados, atëherë në modë.
    Po dhoma tjetër?
    As atë nuk do të dinte kush se si ta quante. Në
këtë dhomë, disi të madhe, 5x5 m., kishte:
    1 - Shtrati bashkëshortor
    2 - Dy divanë, ku flinin fëm ijët, po shpesh dhe
rrinin mësonin atje.
    3 - Dy doliapë të vjetëruar të mbushur me teshat
e verës e të dimrit të të gjithë pjesëtarëve të
familjes. Përmbi ta - dengje me shtresa e mbulesa.
    4 - Sënduk me libra, ndër to mund të përmend
"Princin", jo fort të vjetra, po as të pëlqyeshme
për kohën.
    5 - Etazher me libra.
    6 - Por i madh cilindrik prej hekuri, me qyngje
të gjatë prej llamarine të lyer me varak alumini që
kalonin përmes dhomës për ta ngrohur ca më
shumë atë ambient me tavan dërrasash ngjyrë gri
si në kafe.
    7 - Pasqyrë dhe pranë saj një kopje allçie e
bustit të Deas së B u trin tit, kopje e mirë nga
origjinali, që me atë nënqeshje ironike në cep të
buzës, dukej sikur të thoshte me qesëndi: Jam
dhe unë këtu!
    8 - Kolltuk i vjetër dhe pranë tij një pufe e dy
tre karrike.

18
   15   16   17   18   19   20   21   22   23   24   25