Page 191 - My FlipBook
P. 191
3 7 3 korrai e aena
ATDHEU
Rri të shikoj e mendoj, o Atdheu im...
Po ç ’të mendoj më parë vallë?
E gjithë historia jote - një andrallë.
Ti paske qenë çudi, si ai trimi në përrallë;
Zhytur e mbytur e përsëri gjallë,
I gjallë, o Atdheu im,
i gjallë!
I shëndoshë paske qenë, o Atdheu im.
Dergjeshe sëmurë mot e përmot,
Bota t ’i shihte varrët me ndoht.
Deti me dallgët përpiqej bot e bot,
Po buzën e tharë s’ta njomte dot.
I shëndoshë paske qenë, që qëndrove gjer më sot,
I shëndoshë!I
I duruar paske qenë, o Atdhe i gjorë...
Bijt’ e bijat të ikën, rrasur nëpër vaporë,
Bijt’ e tu të varfer, punëtorë e profesorë,
Sa të ishin Zotër këtu, me fatin në dorë,
U shtrënguan të shkojnë te fqinjët, lipsarë e shërbëtorë.
Si s’plase, si s’plase, o Atdhe i gjorë...
I duruar paske qenë,
I duruar!
189

