Page 194 - My FlipBook
P. 194

__________________ PETRAQ KOLEVICA _________________

T ’i shoh ato gra si sorkadhe,
Sorkadhe që syri s’u qan
Dhe burrat me zemër të madhe,
Të madhe sa dhimbja që mban.

Dhe dhimbja qytetit mbi shpinë,
Mbi shpinë i shtohet nga mot
Për djemt’ që kalojnë kufinë,
Kufinë nga s’kthehen më dot.

Po prapë s’kërruset qyteti,
Qyteti i njohur gjithkund.
Sado ta lëkundë tërmeti,
Tërmeti themelet s’ia tund.

Se s’tunden as bëmat që bëri,
Që bëri me gjak e me tru.
Dhe shkrumb në u bëfitë i tëri,
I tëri rilind po kështu.

                                 1979

                                 1982

                                 2000

192
   189   190   191   192   193   194   195   196   197   198   199