Page 197 - My FlipBook
P. 197

2 7 2 k o rm t e aena

BALADA E LUFTËTARIT KOMBËTAR

U ngrit flamuri në Vlorë,
U bë vendi Shqipëri,
Me komitat dorëpërdorë
Hyn në Korçë dhe ai.

Ishte vrarë njëqindherë,
Po s’qëndronte dot në varr,
Mëmëdheut të tij të mjerë
Desh t ’i ish gjithmon’ ushtar.

Pa qytetin e bekuar,
Puthi tokën bërë zhur,
Luftëtar, siç ish betuar,
Shkoi qëndroi atje mbi gur.

Që nga shkëmbi, ku pat hipur,
Sheh përqark e mezi rri.
Zem r’e popullit të shtypur
I rëndon atje në gji.

Shqipërin’ e pa të lirë
Porse balli iu rrudhos,
Sepse ëndrra më e mirë
U vithis e u varros...

                                      195
   192   193   194   195   196   197   198   199   200   201   202