Page 198 - My FlipBook
P. 198

PETRAQ KOLEVICA

Shëmben shpresat e një jete,
Sepse ngrehin Monarki,
Shqipëria analfabete,
Gishtin vë në histori.

***
Na mbuloi e Premt’ e Zezë.
Ra flamuri kuq e zi,
Por në zemrat prap ‘ u ndezë
Zjarre lufte për liri.

Gjaku prapë zu t ’i vlonte,
Se e ngrohte ai zjarr
Edhe pushkën fort shtrëngonte
Luftëtari Kombëtar.

E shtrëngonte dhe s’duronte
Të qëndronte n ’atë vend,
Kur shikonte si rëndonte
Robëria an’ e kënd.

Por... tronditet vend’i tërë,
Një buçim i vjen në vesh,
I gufohet gjoks’ i gjerë,
Syt’ i ndrijn’ e buzëqesh.

                                 196
   193   194   195   196   197   198   199   200   201   202   203