Page 199 - My FlipBook
P. 199
e vena
Ndjen si zbresin djalëria
Nga rrugicat me rrëmbim,
Si po mblidhet rrotull tija
Demonstrata për çlirim.
Sheh flamurin si e ngrenë,
Si vjen turma me furi
Dhe këndon “Për Mëmëdhenë”
Për të mjerën Shqipëri.
Krisën pushk’ e mitralozë,
Shumë njerëz ranë atje,
Por ai nuk do të lozë,
Do të vdesë për Atdhe.
Njerëz vrisnin, njerëz vdisnin,
Gjak në rrug’e trotuar,
Por ata nuk mund ta vrisnin
Luftëtarin Kombëtar.
Ai rron siç kanë rrojtur
Gjith’ ata që ran, dëshmor.
Shpirt’ i popullit të vojtur
I valon në kraharor.
197

