Page 200 - My FlipBook
P. 200
PETRAQ KOLEVICA
Në kraharor e mban të valë
Dhe e rrit, e bën vigan.
Ai shpirt e grish të dalë
Si të gjithë, partizan.
Edhe tok me ilegalët
Kapërcen çdo postëbllok,
Përshëndet kudo me fjaiët:
“Liri popullit!”, o shok.
Krisi lufta çlirimtare,
Krye ngre kjo vegjëli,
Shqipëria luftëtare
Grushtin ve në histori.
***
Dilni nëna, baballarë,
Ja brigada ku po zbret!
Nga gëzimi duke qarë
Korça plakë del i prët.
Zbresin djemtë luftëtarë
Që i prun’ asaj liri.
Tok me ta, në rresht të parë,
Hyn në Korçë dhe ai.
198

