Page 205 - My FlipBook
P. 205

frcpmt e twrta

Plumbi im në mos e vraftë!”
Heshti. Heshtnin. Të nemitur
Shihnin shokët e kalitur
Këtë djalë të parritur.
Atëherë është ngritur
Themistokliu i ndritur
-I shket loti në qepallë -
Edhe shkon e puth në ballë.

***
Çirret, ngjiret një gëmetë,
Çajnë jevgat dairetë,
Gumëzhijnë kafenetë,
Rexhep Palla vet’ i dhjetë
Kanë shtruar plot mezetë.
“Pi e pi, o Rexhep Pallë
me gjysmë-hënë mbi ballë.
Rexhep Pallë, shok me djallë,
Pi dhe ca sa je i gjallë... “
Këto thosh Vasil Tromara
Dhe u nis t ’i dalë para.
Temena i bën, të gjatë,
Dhe pastaj nga dor’ e majtë
Merr i nxjerr një copë kartë.
- Letër - bej - nga Port’ e Lartë!
Mori beu atë letër...

                                    203
   200   201   202   203   204   205   206   207   208   209   210