Page 210 - My FlipBook
P. 210
PETRAQ KOLEVICA
I rrëmbejnë pushkët prapë
Që akoma tym lëshojnë.
Lidhin plagët me një napë,
Shkojnë vendin ta shpëtojnë -
S ’i ndal dot kjo cikn’ e ftohtë,
S’i ndal dot se fryn veriu,
Se s’i ndal kurrgjë në botë
Kur thërret Themistokliu!
Ja! Ky burrë ballëndritur
Del të flasë në ballkon.
Gjith qyteti është ngritur
Gjith bota rri përgjon.
“Shokë, - tha, - me të pabesë
Shqipëris’ i ngulin thikën,
Po s’e lëmë ne të vdesë.
Prandaj shpallim Republikën.
Asnjë luftë, asnjë gjëmë,
S’na kthen prapa më tani.
Shqipërinë, siç e bëmë,
Do ta mbajmë Shqipëri.
208

