Page 212 - My FlipBook
P. 212
PETRAQ KOLEVICA
Bën çudi kushdo që sheh Dhjetor 1976
Si po ngre atje flamurë.
Kush s’e njeh s’kupton ku fsheh
Kaq guxim në gjoks ky burrë.
Sheshi zjente. Rrugët vlonin
Plotpërplot me burra, gra,
Dhe kambanat gjith kumbonin
Si për Pashkët e Mëdha.
Njerzit kapur doradorës
E shikojn’ me krenari,
Ndërsa fluturzat e borës
Hedhin valle rrotull tij.
Dhe ai kërkon ta ngrerë
Atë flamur gjer në re,
Që shqiponja me dykrerë
Të mos bjerë më përdhe.
Se për të s ’pat kurrë drojë,
Rroi e voi e ra për të
Dhe valon dhe do valojë
Me flamurin gjithënjë.
210

