Page 214 - My FlipBook
P. 214
PETRAQ KOLEVICA
Buzët mbyllurur e mbërthyer.
Dejt’ e zverkut të bumbyer,
Tok me burrat shoh dhe gratë
-Ato gra me shtat të gjatë-
Ata sy q ’u shtojnë nurë,
Ata flok, atë lëkurë
Aq të bukur ngjyrë gruri.
Gra, këto, me zemër burri!
Ja, tani, në këto grima
Shfaqen kaq e kaq trima:
Shoh të gjithë sesi rrinë
Shoh si mbajnë përmbi shpinë
Histomë dhe lavdinë.
Sot e mot ke për t ’i gjetur
N ’atë mal ku kanë mbetur
Të pavdekur, të patretur,
Për liri aq fort të etur.
Atje janë, të paepur,
Posi shkëmb me shkëmbin qepur.
Edhe sot atë qëndrim,
Atë luftë e guxim
E këndojn’ me përmallim
Fushat, kodrat, malet tona.
Kur fryn era me tërbim,
Gjer tek ne i vjen jehona.
Dhe ky shëmbull madhështor,
I kaq trimave theror,
Tok me gjakun stërgjyshor,
Rron e vlon në zemrat tona.
212

