Page 218 - My FlipBook
P. 218
__________________ PETRAQ KOLEVICA ____________
“Te prita, M uj’ i ri, të vish me vite prita...
U ngrita të të shoh, të pashë dhe u ndrita. “
Dhe ulen që të dy të rrinë pran’ e pranë,
Të flasin tok, të dy, si biri me babanë.
Tregonte M uj’ i madh me atë zë të butë,
Të butë, sa që ngjan, si këngë me lahutë.
Dhe kish kaq bukuri kjo tjal’ e tij e lashtë....
Si grur’i farës ish, pa byk e myk e kashtë:
“Kam qenë përmbi dhe që në fillim të herës
Qëkurse s’mbahet mend... që kurse lindën njerëz.
Krejt llirinë, krejt dhe Arbërinë pashë
Dhe s’qasa në shtëpi Baloz’ e Harambashë.
Por zbrita te ky vend që kur u ndez baroti,
Që kur u bë me të m ’i dobti më i zoti.
Që kur na erdhi turp, ne, burrave të shpatës,
Të vriteshin me plumb si një kusar i natës.
Prandaj u luta fort të më përpinte dheri.
Halili m ’erdhi pas në këto vende terri.
Në fund e më në fund erdh Gjergj Elez Alia
Dhe s’di në pati më kreshnikë Arbëria.
216

