Page 216 - My FlipBook
P. 216
______________________ PETRAQ KOLEVICA ------------------------------------
të shplakës s’ëme, se due me pa pale sa forcë i ka mbetë atij vendi,
qi dikur ka qënë ma i forti.
- Mos ia shtje dorën - i thanë shokët bariut - se ta këputë; por
shtjerja njicopë çelik!
Bariu i ndigjoi. Muji e shtrëngoi aq fort çelikun, sa e shtypi si
t’ishte kënë dylli, mandej tha: Ala kënka i fortë ky vend, por jo si
atëherë, kur kam pasë kënë un me Halilin e me shokë të tjerë.
( “VISARET E KO M BIT” Vëll.llFXV)
***
Ja Muji! Malësor e gjeolog i gjallë.
Shih ç’djalë punëtor! Kudo e ke në ballë.
Shkon Muji mal më mal e shkëmb më shkëmb e shpellë,
Kërkon, gërmon e shkon në shpellë thellë-thellë.
Gërmon... po sot s’kupton ç’shikon kështu papritur!
Ç’të qe atje, nën dhe, ky vend i vetëndritur?
“Kush vjen këtu më zgjon ? Kush do në log të dalim ?
Kush qenka ky kreshnik që paska çarë malin ?”
Kështu po flet ai dhe shpejt i erdhi pranë.
Qëndruan përkundrejt dhe drejt në sy u panë.
U ndal si për çudi dhe s ‘gurgullonte uji.
Aty, përpara tij, ish Gjeto Basho Muji.
214

