Page 213 - My FlipBook
P. 213
(w/ia
BALADA E SULIOTEVE
Ia kushtoj kujtimit të nënës sime që ma tregonte qysh kur isha
femijë i vogël, historinë e luftrave të suliotëve ose ma këndonte
këngën e grave dhe të çupave suliote që me valle e këngë në gojë
u vetëvranë duke u hedhur nga shkëmbi në humnerë, për të mos
rënë në duart e Ali Pashait të Tepelenës.
Ja, i shoh ku kanë dalë!
Kanë dalë, mbushin malë,
I shikoj si t’ishin gjallë
Tek i rrinë Pashajt përballë.
I shikoj e po nxjerr mallë
E stërgjyshëve me pallë.
Të shoh të gjallë, Xhavellë!
Po, e shoh, atje mbi shpellë,
Si një div nga toka pjellë,
Me lëkurë dashi pshtjellë,
Tek buçet me zë të thellë,
Shpata tek i ndrit në djellë.
Ja, ku duket aty pari,
Mark Boçari, bir shqiptari,
- Djal’ i bukur posi vashë -
Shtat të lartë katërpashë,
Të përveshur krah e llërë,
Kryetlart, ballin të gjerë
Hundën poshtë pak të kthyer’
211

