Page 208 - My FlipBook
P. 208

PETRAQ KOLEVICA

         Th. Gërmenji (1871-1917)

Shënim:

      Këtë baladë e shkrova më 1975-76, me rastin e gjashtëdhjetë-
vjetorit të shpalljes së Republikës së Korçës (më 1916) nga Th.
Gërmenji.

      E dërgova për botim në dy të përkohshm e letrare të
rëndësishme të asaj kohe në Shqipëri, por nuk u botua sepse - siç
thanë - ekzistonin disa dyshime që Th. Gërmenji e paskësh shpallur
Republikën e Korçës për ta shkëputur nga Shqipëria.

      Pavarësisht nga fjalët e bukura që zyrtarisht thuheshin
ngandonjëherë për të, kjo kështu duhet të ketë qenë, përderisa Th.
Gërmenjit, që Korça i pat ngritur monumentin qysh në vitet ’30,
partia nuk begenisi t ’ijepte titullin “Hero i Popullit” (pas vdekjes),
siç ua pati dhënë shumë të tjerëve, disa prej tyre me veprime
patriotike shumë më të zbehta nga ato të Themistokliut.

         206
   203   204   205   206   207   208   209   210   211   212   213