Page 204 - My FlipBook
P. 204
PETRAQ KOLEVICA
Ja, u ngrit, e foli prerë:
“Shokë, pika të na bjerë,
Në mos vënçim në vend nderë.
Po duron kjo tok’ e mjerë
Rexhep Pallën që përherë
Gjë të ligë s’lë pa bërë
Një qytet tmerroi, të tërë,
A ka kohë për të pritur?
Korça jonë e cfilitur
Po duron, po prët... e gjora,
Prët nga ne ta bëjmë fora,
Se at’ here kur vjen ora
Korçës nuk i dridhet dora!”
Atë çast i del përpara
Djali trim Vasil Tromara
Flokë-verdhë, n ’ar të lara
Përmbi ball balukeshkara.
Del, qëndron aty, më këmbë,
Shtrëngon nofull, shtrëngon dhëmbë
Sa mend nxuarë shkëndija.
Veç t’i shihje syt’ 'e tija
Sesi ndrinin nga stuhia
Që i ziente në krahruar!
Heshti pakëz, i menduar
Pastaj foli flakëruar:
“Kapedan, të qofsha truar!
Lerma mua. Jam betuar!
Krahu që në sup m ’u thafitë,
202

