PETRAQ KOLEVICA N ’atë shesh, ku rri i qetë, Vetullvrenjtur dhe krenar, I paepur do të jetë Luftëtari Kombëtar. Pushkën mban posi at’ herë, Kur u vra për Shqipëri. Ra..., po ngrihet që të bjerë Njëqind herë për liri.