Page 201 - My FlipBook
P. 201
■J/Fh o rm t e von a
Pa qytetin e bekuar,
Puthi tokën e iu fal.
Armë ngjeshur, siç pat shkuar,
Shkoi, qëndroi në pjedestal.
Eshtë vrarë njëqind herë,
Por ai s’rri dot në varr.
Mëmëdheut, pëmgaherë,
I rri roje dhe ushtar.
Ai vetë i di pritat
Dhe n ’u dashtë, në çdo gur.
Ngre dëshmorët e komitat
Të luftojnë si dikur.
Kush pandeh se ësht’ i ngrirë?
Ta mësojë, në s’e di:
Shpirt’ i popullit të lirë
I valon atje, në gji.
Shpirt i popullit si llavë.
I shpërthen nga gjir’ i vet.
Ngre më këmbë një Moravë,
Mban të gjallë një qytet.
199

