Page 209 - My FlipBook
P. 209

thorra/ e t/on a

BALADA E BURRIT BALLËNDRITUR

Ishte koha madhështore,
Shqipëria kur po mbruhej,
Kur mes flakës botërore,
Fat’ i saj në letra luhej.

Kur i shkelën mbi flamurë...
Dhe i ranë për ta vdekur...
Po ky vend s’ka mbetur kurrë
Pa një burrë zemërhekur.

Papo ja! Kur Shqipërisë
Më s’i dukej dot as shenji,
Përmes zisë dhe stuhise
Del Themistokli Gërmenji.

Fjal’ e tij, si flakë zjarri,
Zjarr i ndez çdo atdhetari,
Ngre çdo zemër luftëtari,
Ngre të vdekurin nga varri!

Edhe ngrihen që pa gdhirë
Gjithë komitat si më parë
As me gjumë s’janë ngirë
Dhe as gunat s’kanë tharë.

                                    207
   204   205   206   207   208   209   210   211   212   213   214