Page 217 - My FlipBook
P. 217

'2/if/e o rra t e ven a
Sheh Muji dhe e njeh kreshnikun e Jutbinës
Me trupin drejt si dre, me flokë derdhur shpinës.

Me Mujin Muji rri si nip e gjysh përballë.
Drejt Mujin Muji sheh dhe s’lozin as qepallë.

Me Mujin Muji s ’flet, po lart i mbajnë kokët.
Me Mujin Muji ngjet nga këmbët gjer në flokët.

Dy Mujë, për të dy, një brumë u gatua.
Qëndrojnë sypërsy, syshqipe e syfajkua.

Dhe M uj’ i Madh i flet: “Kush je? Ç’kërkon tek une?
Të bardhat Zana, pra, tek unë pse të prunë?

A je kreshnik, a ç ’je? Në je si ne të tjerët
Nëm dorën, m ’u afro, ta tokim tok si herët”.

Qesh M uj’ i ri, po qesh e dorën zgjat ta tokë.
Qesh Basho Muji, qesh, sikur të ishin shokë.

Qëndruan s’di se sa të dy si të shtanguar,
Shtrënguar duart fort dhe zemrat fort afruar.

Kreshniku Muj e ndjeu djaloshin e një gjaku
Djaloshi M uj’ i ri ç’i ngjaka atij plaku!

Dhe foli M uj’ i Madh me ijalë si qëmoti.
Po flet e tek po flet i shket një sumbull loti:

                                     215
   212   213   214   215   216   217   218   219   220   221   222