Page 219 - My FlipBook
P. 219
_________________ - 1/ ^ /eorrat e ucn a _____________
Më thuaj, o vëlla, a pati më kreshnikë?
Kreshnikë nga ata që s’kanë nga plumbi frikë?”
Hesht M uj’ i Madh e prët nga Muj’ i ri një fjalë.
Përgjigjet M uj’ i ri, i matur e ngadalë:
“Veç me barot e plumb s’u vel ky vend i vuar,
Veç me barot e plumb pluguar e plehruar.
Mbi fush’e mal, gjithkah, veç plumb i ra si vesë
Shpesh drith e bar iu tha, po mundi gjall’ të mbesë.
Flamuri flatra ka, s’u dha nga plumbat grisur,
S’u vra kushdo që ra me plumb në gjoks qëndisur.
Me plumb u ranë shpesh dhe thanë se i vranë....
Vret plumbi, vret këdo, po jo kreshnikët tanë.
Ja! Plumb e predha priti Mici dhe Selami,
Po predha as i vrau e as u shuhet nami.
As vritej dot me plumb kreshnik Themistokliu.
Në zemrën zjarr të tij dhe vetë plumbi shkriu.
E skuqi plumb’ i zi Bajramin mu në ballë
Po ja tek është sot i gjallë ndër të gjallë.
Dhe Gurakuqin trim, ta vrisnin qenë rrekur,
Po vritej dot me plumb gojmjalti zemërhekur?
217

