Page 220 - My FlipBook
P. 220

__________________ PETRAQ KOLEVICA _______________________

Kreshnikut Isë i ra me plumba bir’ i shkinës,
Po rron e shkon feston me çunat e Prishtinës.

Një Muj, një Ulqinak, në gjak u la kreshniku,
Armikut iu bë prak, po dot s’e vrau armiku.

Dhe erdhi m ot’ i madh me malet plot kreshnikë.
Me plumb s’i vranë dot, se plumbat kishin frikë.

Ndonjë që shkëmb në shkëmb s’u shemb, nga breshr’i plumbtë
Të gjall’ e gjen gjithnjë, në piedestal, të tunxhtë.

Kreshnikë kish, baba, disa në gojë zura,
Kreshnike kish dhe gra të lindura për burra. “

Tregonte M uj’ i ri, përmendte ngjarje, emra.
Dëgjonte M uj’ i Madh e i gufonte zemra.

Dhe zana që dëgjon, gëzon si zem r’ e Mujit.
I ndrit i bardhi trup si shkum’ e bardh’ e ujit.

Kënaqej Muji plak dhe n ’atë çast gëzimi
Rrudh ballin pak nga pak dhe prapë foli trimi:

“Përjetësisht do fle, po sot a mund të gjesh
Kreshnikë n ‘Arbëri si zemra do ma desh ?”

Por, o bo bo se ç’tha ky M uj’i ri nxituar
Sikur mbi Mujin plak me plumb të kish qëlluar:

                                  218
   215   216   217   218   219   220   221   222   223   224   225