Page 221 - My FlipBook
P. 221
• fcerm t e t'ena
“Si të ta them, baba, s’ta therri dot këtë fjalë
Nga dhimbja tok me të dhe shpirti do më dalë.
Po të ta them, baba, do t ’të shtje helm në zemër.
Në Arbëri më s’gjen ndonjë kreshnik me emër.
Tani, në Arbëri, kreshnikë s’mund të ketë.
Po ikin djemt’ e saj e po e lënë shkretë.
Dhe ndoshta, ndonjë ditë, në këtë vend plot halle,
Baloz’ e Harambashë do vijn, të hedhin valle. “
S’dëgjoi dot M uj’ i madh, i ngjan se shertibet dheu.
Si t ’ishte djal’ i ri nga mllefi brof kërceu.
S’duron dot Muji plak dhe del aty, mbi shpellë,
I ngrysur, zemërak, buçet me zë të thellë:
“Kish Arbëri dhe ka dhe Arbëri do ketë.
Kur ka, pra Arbëri, kreshnikët lindin vetë.”
219

