Page 226 - My FlipBook
P. 226

__________________ PETRAQ KOLEVICA __

Dhe ja ku e gjeti! Me gishtat e mpirë,
E ngriti, e puthi dhe ngeli i ngrirë.

Si dridhej në duar kjo kafk’ e poetit!
Figura e fratit - fantazm’ e Hamletit.

Tani, frat-o, futi kokallat në thes!
Dhe frati i fuste ngadalë, me kujdes.

Dhe thesin ata, përmbi shpinë ia vunë
Rrëshqanthi e shpunë tek ura mbi Bunë.

Tani, o frat, flaki kokallat në lumë.
Këtë. Jo! - tha frati - këtë s ’e bëj unë.

Si the mo? I thirrën - si the, ti mor qyq?
Po, ffati s ’përgjigjej se po bënte kryq.

Këputi një shqelm të dëgjojë idioti.
Po frati s’dëgjonte se lutej te Zoti.

Dhe qent’ e tërbuar s’duruan më shumë
Dhe kockat dhe ffatin, i flakën në lumë.

Dhe ikën të qeshur e duke nxituar
Të mermin shpërblimin për krimn’ e shëmtuar.

                                 224
   221   222   223   224   225   226   227   228   229   230   231