Page 231 - My FlipBook
P. 231

3‘ % Ti/forra/ e iw rta

      Piktorin e gjorë po e linte jeta.
      Një roje zvarriste piktorin e sëmurë
      Piktorin që nuk do të bënte më pikturë
      Piktorin që po vdiste dhe s’do të vdiste kurrë.
      S’do pikturonte më “fushën me grurë”4
      Mandolinë e tij, në radio Korça,
      S’do të kumbonte më kurrë.
      Vetë Korça plakë rënkonte
      Lëngonte nën diktaturë.

                                                                 6. 8.2006

      Shënime

      1) “Lulet e fushës”ishte pikturë “natura morta”që i ndjeri piktor
Vangjush Tushi e pati bërë, besoj, në vitin 1959-1960. Paraqiste
një vazo qelqi me lule të mbledhura në fushë. U ekspozua
menjëherë te Galeria e artit që atëherë ishte në ndërtesën ku sot
është Selia e Partisë Social-Demokrate. Në atë kohë, i ndjeri Andon
Kuqali, për këtë pikturë, botoi një shkrim plot lavdërime të
merituara. Sot, në Galerinë e Arteve në Tiranë, nuk e di në ekziston
në ndonjë cep bodrumi ajo “natura morta”që në të vërtetë është
një “natyra viva”.

      2) Fjala ishte për pikturën-portret të helenistit të shquar korçar,
profesorit Spiro Konda, pikturuar me një stil krejtësisht të veçantë
nga i ndjeri piktor Vangjush Tushi. Ndoshta ky portret ka shpëtuar
nga duart e shkatërrimtare të sigurimsave. Ndoshta... sepse atëherë
thanë sikur kishte thënë ca fjalë të mira vetë i madhi për profesorin
S.Konda. Mirë, për të dhe ndoshta kishte thënë ca fjalë të mira, po

                                           229
   226   227   228   229   230   231   232   233   234   235   236