Page 233 - My FlipBook
P. 233
_____________________ ■z/ë f'o rra t e tw n a ______________________
me kavaletin përpara, ku ishte një telajo në të cilën Mio dukej se
pikturonte një peizazh. Të dy piktorët ishin diku në natyrë. Këtë
pikturë e pata parë kur vazhdoja gjimnazin në Korçë, d.m.th.
Vangjush Tushi e ka pas bërë atë pikturë përpara vitit 1952. Me sa
mund të sjell ndër mend sot, pas më se 55 vjetësh, ajo pikturë
besoj ka qenë e përmasave rreth 40x70 cm. Nëse dikush tjetër, i
moshës sime, apo më i moshuar që ende jeton, dhe ka pasur rastin
ta shohë atë pikturë, ndoshta mund të thotë diçka më shumë.
4) E kam fjalën për një pikturë tjetër të Vangjush Tushit që
nga përmbajtja i përshtatej fort kërkesave të kohës. Paraqitej një
pjesë fushe me grurë, të bollshëm dhe disa fshatarë në plan të dytë
e të tretë e ndonjë gjë tjetër që të kujtonin të ashtuquajturat “Fushata
të korrje-shirjeve” të asaj kohe. Ajo që mbaj mend më shumë e që
më pëlqente më tepër nga kjo pikturë, ishte portreti në plan të parë
i një fshatari tipik të fushës së Korçës e të Devollit, një nga ata
fshatarët e shëndoshë, të vetmit që dinin të kormin me lejlek.
231

