Page 238 - My FlipBook
P. 238

__________________ PETRAQ KOLEVICA _________________

Dhe rrallë e më rrallë
Kthejnë kryet
Të shohin pyjet,
Tokën e pakë,
Shtëpitë në flakë
Dhe mullarët.
Dhe prapë shi
E madje breshër.
Të ftohtët u futet në eshtër
Dhe fjalë... fjalë...
Në veshët vjen e shpon një gënjeshtër.
Ngadalë!
Kush tha?
Ata?
E shka do t’bahet me na?
Rrjedh shi,
Rrjedh gjak
E rrjedhin lotë,
Të vrullshëm,
Të ngadaltë.
Njerëz të unshëm
Ecin nëpër baltë
S’ka tokë më,
Po llucë, baltë.
Ku të varrosen të vdekurit,
Të vrarët?
Po si t’i gjejnë rrugët Kosovarët,
Në këtë botë të mugët?

                                                   Pranverë 1999

                                 236
   233   234   235   236   237   238   239   240   241   242   243