Page 235 - My FlipBook
P. 235

e aena

ndrydhur të shtypur, të shfytyruar, të shndërruar
në skllevër të kërcënuar, të detyruar të shkonin ashtu nën
tingujt vajtimtarë, fytyrëvrarë,
këmbëzvarrë, pareshtur, të heshtur,
ngadalë, pa fjalë, të ngrysur, të kërrusur,
të qullur kokulur të shkonin të tërë sërë-sërë
nderime përt’i bërë kufomës së diktatorit.

Ai qante vërtet atë ditë
Qante vërtet...
Nën qiellin gri,
Në një mot me shi.
Qante shpirti i tij.

S’lotonin syt’e tij
Po, shpirti, shpirti në thellësi
Rënkonte, lotonte vërtet
Për fatin e zi
Të popullit të vet.
Që zvarritej kështu
Posi në skllavëri.

                                                          12.2.2007

                                     233
   230   231   232   233   234   235   236   237   238   239   240