Page 236 - My FlipBook
P. 236

PETRAQ KOLEVICA

PRANVERË E FTOHTË KOSOVARE

                                Pranverë eftohtë kosovare,
                                M e të ikur, me të vrarë, me varre...
                                Pranverë kësisoj u harrofsh fare.

Bie shi,
Fryn erë e ftohtë.
Rrjedh shi,
Rrjedh gjak
E rrjedhin lotë.
Qumësht gjinjësh
I rrjedh nuses që shtrëngon
Foshnjën e ftohtë në zemër.
E ku t ’i gjesh emër
Gjithë kësaj gjëme të saj?
Qielli pa skaj
Gjëmon
Dhe shi lëshon
Mbi trupa të njomë fëmijësh,
Përmbi çembere të vejash,
Mbi koka me borë thinjash,
Mbi kaçurela të rejash.
Rrjedh shi
Përmbi femijë mekur
Nga të qarët.

                                 234
   231   232   233   234   235   236   237   238   239   240   241